top of page

MindSoma

Psikoterapi profesionale online dhe burime për mirëqenie emocionale, të qasshme nga komoditeti i shtëpisë suaj. 

Të rriturit

Mbështetje për personat që përballen me ankth, vështirësi të shëndetit mendor ose trauma të së kaluarës.

Prinderit

Udhëzim dhe mbështetje për familjet që kërkojnë më shumë harmoni, mirëkuptim dhe lidhje në marrëdhëniet e tyre.

Fëmijët

Mbështetje për vështirësitë emocionale ose sfidat që lidhen me shkollën.

Mirësevini!

MindSoma është platformë online, dedikuar mirëqenies mendore, zhvillimit emocional dhe rritjes personale, që lidh individët dhe familjet me psikologë, psikoterapistë, profesionistë të shërbimeve sociale, mentorë dhe specialistë të zhvillimit të fëmijëve. Përveç shërbimeve profesionale psikologjike, MindSoma ofron edhe materiale edukative dhe mjete terapeutike që mbështesin mirëqenien emocionale, qëndrueshmërinë, kreativitetin, të nxënit dhe zhvillimin e aftësive motorike fine.

Ekipi ynë i terapistëve ofron shërbime psikoterapie për fëmijë, adoleshentë, të rritur, familje dhe çifte që dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre dhe të ndërtojnë një jetë më të plotë e më kuptimplotë.

Ju ftojmë të na kontaktoni dhe të caktoni një konsultë falas, gjatë së cilës mund të njiheni më nga afër me ne dhe të mësoni më shumë rreth mënyrës sonë të punës.

Shërbimet psikoterapeutike

Ofrojmë mbështetje psikologjike të përshtatur për nevojat dhe rrugëtimin tuaj, në një hapësirë të sigurt, të ngrohtë dhe mirëkuptuese për shërim dhe zhvillim.

Konsultë fillestare

Seanca e parë ku flasim për nevojat, shqetësimet dhe qëllimet tuaja. Gjatë konsultimit, njiheni me terapistin/sten, diskutoni atë që ju ka sjellë në terapi, merrni informacion rreth mënyrës së punës dhe së bashku vlerësoni nëse psikoterapia është mbështetja e duhur për ju.

30 minuta · Pa pagese

Terapi individuale

Seanca individuale, të përshtatura me nevojat dhe përvojën tuaj, duke përdorur një qasje integruese për të përballuar ankthin, përvojat e vështira të së kaluarës dhe sfidat emocionale. Në një hapësirë të sigurt dhe mirëkuptuese, ju mbështesim të kuptoni më mirë veten, të forconi qëndrueshmërinë emocionale dhe të ndërtoni një mirëqenie më të qëndrueshme. 

50 minuta · Çmimi sipas tarifës së terapistit të përzgjedhur

Si funksionojmë

Të nisësh rrugëtimin drejt mirëqenies mund të jetë një hap i thjeshtë dhe i sigurt. Ne e kemi krijuar procesin në tre hapa të qartë, për t’ju bërë të ndiheni të mirëpritur, të kuptuar dhe të mbështetur që nga fillimi.

01.

Zgjidhni profesionistin/sten

Shfletoni profilet e profesionistëve tanë dhe gjeni terapistin/sten që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

02.

Caktoni konsultën fillestare

Na kontaktoni për të caktuar konsulten fillestare pa pagese, ku diskutojme nevojat dhe pritshmëritë tuaja.

03.

Filloni rrugëtimin tuaj

Pas konsultës, vendosni së bashku me terapistin hapat e mëtejshëm dhe filloni procesin terapeutik në një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse.

Terapistët tanë

Ndonjëherë, hapi i parë drejt mirëqenies është thjesht të gjesh dikë që të dëgjon dhe të kupton. Në MindSoma, kemi mbledhur një ekip profesionistësh të përkushtuar, të cilët ju ofrojnë mbështetje me kujdes, mirëkuptim dhe profesionalizëm. Zgjidhni terapistin që ju përshtatet dhe nisni një rrugëtim drejt më shumë qetësie, mirëkuptimi dhe mirëqenieje.

Jeni profesionist i shëndetit mendor dhe dëshironi t’i bashkoheni MindSoma? Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth mundësive të bashkëpunimit dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit tonë profesional dhe mbështetës.

Emina Doda

Psikoterapiste

Psikologe e licencuar, terapiste e traumës dhe terapiste somatike, me mbi 10 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijë dhe të rritur.

Vlora Jasharaj

Terapiste

Profesioniste e licencuar në shërbime sociale, ofroj mbështetje psikosociale dhe terapi të përqendruar te klienti, për forcimin e mirëqenies emocionale dhe zhvillimit personal.

Koleksioni MindSoma

Zbuloni koleksionin tonë të materialeve edukative dhe terapeutike për fëmijë, të krijuara për të nxitur zhvillimin emocional, kreativitetin dhe aftësitë motorike fine. 

Libri Sensorik

Mësoni, eksploroni dhe argëtohuni përmes lojës me Librin e Njomzës, një libër shqisor i punuar me dorë, i krijuar për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të natyrshme dhe argëtuese. Aktivitetet praktike i inkurajojnë fëmijët të prekin, përputhin, lidhin, mbyllin zinxhirë, rendisin dhe eksplorojnë, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë motorike fine, koordinimin, përqendrimin, pavarësinë dhe të nxënit.

€35

Krijoni mjete që mbështesin mirëqenien emocionale? Bashkohuni me MindSoma dhe bëjeni punën tuaj të aksesueshme për më shumë njerëz që kërkojnë mbështetje dhe zhvillim. Na kontaktoni për të prezantuar krijimin tuaj dhe për të eksploruar mundësinë e bashkëpunimit.

Artikujt e fundit

Artikuj, reflektime dhe këshilla nga profesionistë të shëndetit mendor për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë veten, emocionet dhe mirëqenien tuaj.

No posts published in this language yet
Once posts are published, you’ll see them here.

Na kontaktoni

Jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj. Plotësoni formularin më poshtë dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë së shpejti për të kuptuar nevojat tuaja dhe për t’ju ofruar mbështetjen më të përshtatshme.

Preferoni te ju kontaktojme permes:
Email
Numer telefoni

Hapësira jote e sigurt, kudo dhe në cdo kohë!

bottom of page